Kuvendi gjatë seancës së sotme ka miratuar ngritjen e komisionit parlamentar “Ad Hoc” për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik.
Mësohet se 12 anëtarët e këtij komisioni kanë një javë kohë për të përzgjedhur anëtarët zëvendësues në komisionet e Vettingut. Nga këto anëtar 6 do të jenë nga radhët e opozitës ndërsa 6 të tjerë nga mazhoranca.
a) Nga grupet e shumicës parlamentare caktohen deputetët:
1. Ulsi Manja Kryetar
2. Klotilda Bushka Anëtare
3. Alket Hyseni Anëtar
4. Adnor Shameti Anëtar
5. Vasilika Hysi Anëtare
6. Elena Xhina Anëtare
b) Nga grupet e pakicës parlamentare caktohen deputetët:
1. Myslim Murrizi Nënkryetar
2. Nimet Musai Anëtar
3. Edmond Stojku Anëtar
4. Arlind Çaçani Anëtar
5. Halil Jakimi Anëtar
6. Klajdi Qama Anëtar
2
1. Edmond Leka anëtar zëvendësues
2. Arben Elezi anëtar zëvendësues
Njoftimi:
K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:
I. Krijimin e Komisionit Parlamentar ad hoc për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Anëtarë Zëvendësues për Pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik.
II. Përbërja e Komisionit Parlamentar ad hoc për Përzgjedhjen e Kandidatëve është si më poshtë:
a) Nga grupet e shumicës parlamentare caktohen deputetët:
1. Ulsi Manja Kryetar
2. Klotilda Bushka Anëtare
3. Alket Hyseni Anëtar
4. Adnor Shameti Anëtar
5. Vasilika Hysi Anëtare
6. Elena Xhina Anëtare
b) Nga grupet e pakicës parlamentare caktohen deputetët:
1. Myslim Murrizi Nënkryetar
2. Nimet Musai Anëtar
3. Edmond Stojku Anëtar
4. Arlind Çaçani Anëtar
5. Halil Jakimi Anëtar
6. Klajdi Qama Anëtar
2
1. Edmond Leka anëtar zëvendësues
2. Arben Elezi anëtar zëvendësues
III. Përzgjedhja dhe votimi në Komisionin ad hoc bëhet nga lista për votim e përcjellë nga Komisioni ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve me shkresën nr. 1553/5 Prot., datë 31.5.2017, nëpërmjet një sistemi elektronik që mundëson votimin e fshehtë, ku secili anëtar voton për një kandidat.
IV. 1. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit verifikon nëse kandidatët e listës për votim, të
përcjellë nga Komisioni ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve gjatë vitit 2017 shprehin ende interes për të qenë kandidatë në këtë proces, si dhe nëse plotësojnë kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit sipas përcaktimeve në nenin 6 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për periudhën 2017-2021 si më poshtë:
a) ndaj kandidatit nuk ka nisur një hetim penal, nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose nuk ka qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
b) kandidati nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike;
c) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër
disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit;
ç) kandidati nuk ka qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy
viteve të fundit;
d) kandidati nuk ka qenë ekspert i caktuar nga partitë politike, si dhe nga ministri i
Drejtësisë;
dh) kandidati nuk është më shumë se 65 vjeç.
2. Për plotësimin e kritereve të përcaktuara në pikën 1 të paragrafit IV të këtij vendimi,
kandidati dorëzon në Kuvend brenda afatit të njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shprehjen e interesit dhe deklarimin e nënshkruar prej tij, me anë të të cilit deklaron mosekzistencën e shkaqeve për të kandiduar. Deklarimi i rremë përbën shkak për përgjegjësi penale sipas ligjit.
3. Mosshprehja e interesit nga ana e kandidatit, si dhe mosdorëzimi i vetëdeklarimit prej kandidatit brenda afatit të njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, sipas përcaktimeve të pikës 2 të paragrafit IV të këtij vendimi, përbën shkak për heqjen e kandidatit nga lista për votim.
V. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për ngritjen e sekretariatit teknik që do të mbështesë punën e Komisionit dhe funksionimin e sistemit elektronik, që mundëson votimin e fshehtë të emrit/emrave të anëtarëve zëvendësues, në zbatim të kërkesave të nenit 10 të ligjit nr. 84/2016. 3 VI. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I Gramoz RUÇI Miratuar në datën 24.6.2021.
/abcnews.al/