Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk shkova dot në varrim, qava shumë për vdekjen e Diegos”, flet arbitri i “Golit të Shekullit”

schedule15:11 - 24 Qershor, 2021

schedule 15:11 - 24 Qershor, 2021

Argjentina festoi këto ditë 35-vjetorin e “Golit të Shekullit” të Diego Armando Maradonës. Media prestigjioze vendëse, Clarin, publikoi një speciale me titullin: “Anatomia e golit më të madh në botë”. Pamje dhe rrëfime të protagonistëve të asaj përballjeje që ka mbetur në histori mes Argjentinës dhe Anglisë.

Nuk mund të mungonte rrëfimi i gjyqtarit tunizian, Ali Bennaceur, i atij që nuk e vuri re “Dorën e Zotit”. Ky gabim e bëri ish-arbitrin kryesor të FIFA-s mik të përjetshëm të Diegos. Ata janë dëgjuar me njëri-tjetrin deri në ndarjen para kohe nga jeta të legjendës së futbollit.

 

Tuniziani, sot 77 vjeç, ka rrëfyer se fanella e asaj mbrëmjeje ndodhet në shtëpinë e djalit të tij. Maradona ia dërgoi në Tunizi gjatë vite më parë.

“Kur mora lajmin e vdekjes së tij, qava shumë. Humba një person shumë të shtrenjtë, sidomos për cilësitë e tij njerëzore. Do të doja që të kisha qenë i pranishëm në varrimin e tij, por nuk do të kisha mundur të përballoja një udhëtim kaq të gjatë, në këtë moshë.” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!