Hoti: Kurti të kujdeset për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit, ose se ka të gjatë në qeveri

schedule12:13 - 24 Qershor, 2021

schedule 12:13 - 24 Qershor, 2021

Ish kryeministri dhe njëkohësisht deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti t këtë të enjte në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se Kurti duhet të kujdeset që të realizohen projektet e Marrëveshjes së Washingtoni përndryshe s’do ta kenë gjatë qeverisjen.

Hoti ndër të tjera ka theksuar se partia që është tashmë në qevrri duhet që të falje për deklaratat se Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë e cenon sovranitetin.

“Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim. Asgjë nuk është bërë në çuarjen përpara të kësaj marrëveshje. Këta që tani janë në qeveri unë i ftoj të kujdesen për realizimin e projekteve të kësaj marrëveshje, ju garantoj se ndryshe nuk do ta kenë gjatë në qeveri siç nuk e kanë pasur gjatë as vitin e kaluar. Ju njoftoj gjithashtu se admininstrata e presidentit Biden e ka konfirmuar se do të vazhdojë të realizojë këtë marrëveshje sepse kjo marrëveshje është në përputhje me interesat e përbashkëta të Kosovës dhe ShBA-së dhe me interesat e ShBA-së në regjion. Në letrën që presidenti i dërgon Kongresit e njofton se janë ndarë 200 milionë dollarë për projekte të gazit në Kosovë në kuadër të MÇ-së”, ka thënë Hoti.

Ai ka pyetur qeverinë nëse raporti për studimin e fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit që i është dorëzuar ekzekutivit e cenon sovranitetin e Kosovës.

“Marrëveshja e Washingtonit është kritikuar nga të gjitha partitë opozitare atëherë. Dje qeveria ka pranuar studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, ka qenë absurde të deklarohet atëherë se kjo Marrëveshje e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ka cenuar sovranitetin e Kosovës. Këtë studim e kanë në dorë dhe unë pres deklarim të qartë të qeverisë lidhur me këtë pyetje. A e cenon sovranitetin e Kosovës studimi i fizibilitetit për Liqenit të Ujmanit i përgatitur nga mbrojtësi më i madh i sovranitetit të Kosovës, e udhës është që të kërkohet falje iu pata thënë atëherë të mos nguten edhe sot ju them të mos nguten”, ka thënë Hoti në fjalën e tij./abcnews.al