Konfindustria mendon se vendimi i qeverisë për të ndaluar importin e automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet nuk përmbush qëllimin që pretendon ekzekutivi, atë të uljes së ndotjes në mjedis.
Administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, përmes një njoftimi për shtyp thotë se mbi 95% e ndotjes shkaktohen nga cilësia e karburanteve jashtë standardeve që qarkullon në treg.
“Rregulli bazë në çdo vend është kontrolli i nivelit të gazrave dhe jo ndalimi mbi bazën e vitit të prodhimit të automjeteve”, shkruan Buxhuku.
Zyrtarisht Konfindustria do t’i propozojë qeverisë të rrisë me të paktën 5 vjet afatin e lejuar të automjeteve në qarkullim dhe publikimin e një plani të qartë masash shtrënguese ndaj operatorëve që tregtojnë karburant në vend./abcnews.al