E rëndë, kishte shkuar te dajat, mbytet 12-vjeçarja nga Tirana në lumin Drin

schedule15:41 - 23 Qershor, 2021

schedule 15:41 - 23 Qershor, 2021

Një 12-vjeçare është mbytur në lumin Drin. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e e quajtur “Ura e Lushes”,  njësia Administrative Arras, Dibër.

Mësohet se e mitura Eva Domi është nga Tirana dhe kishte shkuar te dajat e saj në Arras. Dyshohet se e mitura ka qenë duke u larë dhe është mbytur. Efektivë të policisë së bashku me banorë të zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të vajzës së vogël.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Në vendin e quajtur “Ura e Lushes”,  njësia Administrative Arras,  një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të  së miturës.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

g.v/abcnews.al