Shqipëria pa datë për hapjen e negociatave, Rama: Nuk kemi dështuar, ne ishim gati prej kohësh

schedule12:44 - 23 Qershor, 2021

schedule 12:44 - 23 Qershor, 2021

Një ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta thotë fjalën e tij nga Shkupi.

“Unë mendoj që sipas përkufizimit çdo fitore, e fundit është më e bukura kështu që nuk do të jetë aq e bukur sa ajo tjetra që do të vijë. Fitoret në politikë nuk janë si fitoret në sport. Sepse kur fiton një trofe aq është, kur fiton një mandat është vetëm fillimi.

Jemi shumë të vegjël për të jeruar të izoluar nga njëri tjetri dhe për të kërkuar atë që meritojnë fëmijët e fëmijëve tanë. Së bashku mund të arrijmë. Së bashku është një zonë mjaft tërheqëse dhe na takon ne ta bëjmë të tillë, një zonë që mund t’i afrohen të gjithë. Duket se organizatorët vijnë nga Greqia”, tha Rama.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka dështuar, pasi ka qenë gati prej kohësh duke theksuar se po krijohet një situatë e çuditshme pasi qytetarët shqiptarë besojnë tek zyrtarët europianë dhe mendojnë se problemi është politika e brendshme.

“Ne nuk kemi dështuar për një datë për hapjen e negociatave. Ne kemi qenë gati prej kohësh.  Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Evropë, jemi të rrethuar nga kufij evropianë.

Krijohet një situatë e çuditshme sepse qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë europianë dhe mendojnë se problemi është politika e brendshme.  Mund të flas pa fund për këtë gjë por le të ndalojmë më mirë këtu. Duke folur për kryebashkiakun e Shkupit. Duhet të vish në Tiranë për të vizituar Tiranën”, tha Rama duke përmbyllur fjalën e tij. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!