Një 39-vjeçar nga Fieri është ekstraduar nga Hollanda për llogari të drejtësisë shqiptare. Bledar Qemalaj është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 23 vite burg për “Vrasje”, me 8 vite burg për “Trafik të narkotikëve”, ndërsa nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 1 vit burg për “Armëmbajtje pa leje”.
Më 3 Maj 2004, Qemalaj ka vrarë me armë zjarri E. V. në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë. Në datën 25-26 gusht 2004 ai së bashku me disa persona të tjerë kanë arritur që të trafikojnë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kilogramë heroinë.
Bledar Qemalaj u kap nga autoritetet në Amsterdam. Për të kishte një urdhër arresti të nxjerrë nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana./abcnews.al