Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Po prisja ashensorin kur më tërhoqi”, arrestohet bullgari që përdhunoi shqiptaren në Athinë

schedule22:39 - 22 Qershor, 2021

schedule 22:39 - 22 Qershor, 2021

Policia greke ka arrestuar 35-vjeçarin bullgar që përdhunoi një grua shqiptare tre ditë më parë në Athinë, që punonte si pastruese në Petralona. Dje, gruaja dëshmoi para autoriteteve orët e tmerrit.

Unë kam punuar si pastruese për tre vjet në këtë ndërtesë” tha ajo. “Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë.

Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë’ tha më tej ajo.



Gruaja më pas përshkroi se si arriti të shpëtonte. “Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj” tha ajo.

50-vjeçarja shpjegoi se nuk e njeh autorin 35-vjeçar. “Unë nuk e njoh fare. Unë dua që ai të dënohet” deklaroi shqiptarja. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!