Blogerja e njohur shqiptare, Vjosa Muriqi është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë ajo, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Vjosa ka publikuar disa foto ku shfaqet nga spitali me fëmijën e porsalindur në krahë.
“Mirësevjen anëtari i ri i familjes! Më daten 21.06.2021 u shtua familja jonë më një engjëll të tretë♥ Mirë se erdhe shpirti jonë. Te duam perjetesisht”, ka shkruar ajo krahas fotove.
View this post on Instagram
Kujtojmë se blogerja është nënë e dy vajzave, të cilat quhen Dea dhe Parajsa. Ajo ndan shpesh video dhe foto pranë tyre në rrjete sociale.l.k/abcnews.al