Edison Ndreca zgjedh Kukësin për të ardhmen. Mbrojtësi i majtë, i cili vjet ishte pjesë e Bylisit dhe në të shkuarën në Superiore ka qenë edhe me Laçin, Teutën e Kastriotin, ka nënshkruar për dy sezone me Kukësi dhe gjithçka është zyrtare.
NJOFTIMI – “Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Edison Ndreca është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Klubi ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin 26-vjeçar, duke firmosur kontrate për 2 sezonet e ardhshme.
Ndreca vjen në klubin e Kukësit nga skuadra e Bylisit që sezonin e fundit ishte në Kategorinë Superiore. Ndreca është njohës i mirë i kampionatit tonë, teksa ka qenë pjesë e skuadrës së Teutës, Laccit e Kastriotit.
Në sezonin e fundit me fanellën e Bylisit, mbrojtësi Ndreca u aktivizua në 32 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 1 asist. Klubi i Kukësit i uron Ndrecës shumë suksese me fanellën e Kukësit! Mire se vjen Edison”
DEKLARATA – “Objektivat e Kukësit dhe projekti që klubi ka, më bindën dhe ma bënë më të lehtë zgjedhjen. Shpresoj që së bashku të bëjmë gjëra të mëdha dhe të rikthejmë titullin kampion në Kukës dhe Kupën e Shqipërisë. Për mua është kënaqësi që të vesh fanellën e Kukësit dhe do të jap më të mirën time! Forca Kukësi”, tha Ndreca në fjalën e tij të parë si futbollisti i Kukësit. /abcnews.al