Frika nga variantet e reja, Kina pritet që të mbajë në fuqi kufizimet në kufij

schedule15:39 - 22 Qershor, 2021

schedule 15:39 - 22 Qershor, 2021

Kina mund t’i mbajë në fuqi kufizimet që ka në kufij edhe për një vit.

Ky vendim sipas Wall Street Journal mund të merret nga frika e varianteve të reja apo nga dëshira për të mbrojtur eventet e rëndësishme nga ndonjë vatër e mundshme infektimi.

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen në vend në shkurt, ndërsa do të ketë gjithashtu një tranzicion pushteti një herë në dekadë brenda partisë në pushtet që do të jetë më pak kalimtar se zakonisht pasi udhëheqësi Xi Jinping pritet të kërkojë një mandat shtesë , duke tejkaluar kufirin e dy mandateve.

Vizat e reja për të hyrë në Kinë janë kryesisht të kufizuara vetëm për ata që kanë marrë një dozë të vaksinës kineze, ndërsa personat e tjerë duhet të kalojnë të paktën dy javë në karantinë në një hotel.

Kina nuk ka miratuar ende asnjë nga vaksinat perëndimore të miratuara nga OBSH, dhe anasjelltas. Është ende e paqartë nëse Kina do të ndjekë shembullin e Japonisë duke mos lejuar spektatorët e juaj që të marrin pjesë në lojërat e shkurtit. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!