Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot disa nga masat e reja lehtësuese anti-COVID. Kështu, me vendimin e ri lejohen dasmat, fejesat, festa të ndryshme familjare dhe mbrëmjet e maturës.
Orari i lejuar për këto organizime është deri në orën 23:00. Gjithashtu duhet te respektohet kapaciteti 30 për qind i hapësirës.
“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.
Distanca në mes tavolianve kërkohet të jetë tri metra, ndërsa për mbajtjen e dasmave dhe festave të ndryshme familjare kërkohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje. /abcnews.al