“S’jam ndjerë kurrë e barabartë me ish-ët”, Selena Gomez flet hapur për jetën personale

schedule15:00 - 22 Qershor, 2021

schedule 15:00 - 22 Qershor, 2021

Selena Gomez ka folur së fundmi për lidhjet e saj të dashurisë. Këngëtarja, e cila ka qenë në një lidhje me Justin Bieber dhe The Weeknd foli për ta, por pa i përmendur me emra, gjatë një interviste për “Vogue Australia”.

“Mendoj se shumica e lidhjeve të mia kanë qenë të mallkuara. Kam qenë shumë e re për t’u ekspozuar ndaj gjërave të caktuara kur isha në një marrëdhënie. Kurrë nuk jam ndjerë e barabartë me partnerët e mi”, ka thënë Selena.

Speaking out: Selena Gomez gave a raw assessment of her past relationships as she graced the cover of Vogue Australia on Tuesday

Ajo shtoi pse fjala “Rare”, e cila ka dhe një linjë produktesh bukurie me të njëjtin emër, do të thotë kaq shumë për të ndërsa shpjegoi se mishëronte mënyrën se si ajo donte ta jetonte jetën e saj.

Ylli 28-vjeçar ka folur dhe më parë për problemet me shëndetin mendor. Në një intervistë për “The Newsette”, Gomez foli rreth asaj se si përkujdesi ndaj vetes dhe shëndetit mendor e kanë ndihmuar atë në jetën dhe karrierën e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!