Ndërsa ende nuk është publikuar seria 9, Vin Diesel ka zbuluar se Cardi B do të jetë pjesë gjithashtu dhe tek “Fast & Furious 10”. “Ne jemi shumë të ngazëllyer për ta zgjeruar karakterin e saj dhe në finale. Ajo erdhi në Fast 9 në kohë.”, tha Diesel.
Reperja do të interpretojë Leysa-n dhe megjithëse është e re në kast, drejtori Justin Lin zbuloi se nuk iu desh shumë kohë që të përshtatej. Cardi zbuloi së fundmi se Diesel, i cili shërben si producent, e kishte ftuar personalisht atë të bashkohej me filmin.

“Ai po fliste për një rol dhe unë isha si: është Fast & Furious. Më ço atje! Më vendos në një aeroplan.“, tha ajo. “Më pëlqen fakti që jam duke interpretuar një grua kaq të fuqishme. Mezi po pres të shikoj serinë 9. Nuk i kam parë ende skenat e mia. Kjo është pjesa më e mirë për ta ndjekur filmin. Jam shumë krenare për veten time.“, tha Cardi. /abcnews.al



