KLP i kërkon Manastirliut vaksinimin e prokurorëve, Ibrahimi: Janë 928 persona në total

schedule12:35 - 22 Qershor, 2021

schedule 12:35 - 22 Qershor, 2021

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi këtë të martë i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë që të marrë parasysh me prioritet vaksinimin e përfaqësuesve të drejtësisë.

Ibrahimi në kërkesën e tij dërguar ministres Ogerta Manastirliu, kërkon përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim.

Sipas kërkesës së tij në këtë grup bëjnë pjesë 928 persona.

Në emër të KLP-së, kryetari Gent Ibrahimi i dërgoi sot znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesën për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim. Në total grupi i sipërpërmëndur konsiston në 928 persona. Në vijim mund të gjeni shkresën zyrtare”, thuhet në njoftim.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!