Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, James Baker para 30 vitesh ishte dhe zyrtari i lartë perëndimor që ka vizituar Shqipërinë pas lejimit të pluralizmit në Shqipëri.
Ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim, ka kujtuar 30 vjetorin e sekretarit Baker përmes një postimi në rrjetin social Tëitter.
Në këtë citim ajo ka cituar disa fjalë të ish sekretarit amerikan nga sheshi Skënderbej ku shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë.
Kim nënvizon se që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar në vendin tonë dhe jemi në një pikë kthese, por e njëjtë mbetet marrëdhënia me SHBA.
Exactly 30 years ago, Secretary of State Baker stood with the Albanian people in Skanderbeg Square & said: “You are with us & we are with you.” Many things have changed since then & we are again at a turning point, but one things stays the same: You are with us & we are with you! pic.twitter.com/VWKnH5fWTS
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 22, 2021
“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, shkruan Kim krahas fotos së Baker.
Ndërkohë kujtojmë se vizita e Baker shënoi dhe rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. e.su./abcnews.al