Frymëzuar nga modeli i flokëve të Farah Fawcett, aktorja legjendare që hyri në histori për rolin e saj në “Charlie’s Angels” dhe të famshëm të tjerë të viteve ’70, modeli më i nxehtë i sezonit karakterizohet nga volumi dhe sharmi.
Të famshëm si Princesha Diana dhe Catherine Deneuve, e kanë provuar këtë model flokësh, duke i bërë të gjithë të flasin për flokët e tyre. Frizura e viteve ’70 po bën një rikthim dinamik falë mediave sociale.
“Fawcett Flip” është kombinimi jashtëzakonisht modern i dy prej tendencave më dinamike të vitit 2021 për flokët, tharjen dhe shtresimin e tyre. /abcnews.al