Italia do të heqë detyrimin e mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme duke filluar nga 28 qershori, sipas një njoftimi nga ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza.
“Nga 28 qershori, askush nuk do të mbajë më maska në ambientet e jashtme,” njoftoi Speranza përmes llogarisë së tij në Twitter.
Dal 28 giugno superiamo l’obbligo di indossare le mascherine all’aperto in zona bianca, ma sempre nel rispetto delle indicazioni precauzionali stabilite dal Cts.
— Roberto Speranza (@robersperanza) June 21, 2021
Por maska do të jetë e detyrueshme në rast të tubimeve apo ngjarjeve të mëdha. Të hënën, 28 qershor, të gjitha rajonet e Italisë pritet të jenë “të bardha”, sipas ekspertëve.
Italia, vendi i parë në Europë ku u raportua rasti i parë i Covid-19 ka regjistruar deri më tani 127,291 viktima dhe 4.25 milion raste.
Vendi ka vaksinuar 30% të popullsisë mbi 12 vjeç./abcnews.al