Në Lushnje, palma e parë u mboll para 70 vitesh. Sot ai është kthyer në qytetin e palmave dhe po punohet që të mbillen në çdo rrugë.
I kanë shpëtuar tharjes nga ngricat dhe temperaturat nën zero. Duke parë se klima e Lushnjes është e favorshme për rritjen e palmave, me ndërhyrjen e specialistëve kanë nisur trajtimet me elemente ushqyes tek bima. Dy vjet më parë, në rrugën hyrëse në gjatësinë një kilometër, në të dyja anët e saj, u mbollën 260 të tilla.
Për të qenë rezistente, palmat po kultivohen në Bubullimë të Lushnjes si fidanë të vegjël dhe më pas mbillen në zonat e përcaktuara për investime në interes publik. Nuk mungojnë kërkesat edhe nga qytetet e tjera të vendit.
Palmat e para janë mbjellë përpara 70 vjetësh në Lushnje. Disa prej tyre janë djegur, të tjera janë prerë për shkak të sëmundjeve, kurse sot po zëvendësohen me të reja.
Janë 700 rrënjë palmash të mbjella ndër vite. Për shkak të numrit të madh të tyre, shëtitorja kryesore e qytetit ka marrë emrin, “Shëtitorja e Palmave”. Në projektet e përcaktuara për investime në infrastrukturën rrugore për 2019-n, disa segmente do të mbillen në të dyja anët me këtë pemë dekorative, duke e bërë Lushnjen, qytetin e palmave. /abcnews.al