Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës së prodhuar nga Pfizer për koronavirusin. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook. Sasia e vaksinave që kanë mbërritur në vend deri më tani, sipas kreut të qeverisë është 1,079,650.
POSTIMI
✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani ???
?Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar
Kujtojmë se sot ka nisur sot në vend vaksinimi për qytetarët 50-59 vjeç.
“Ulet në +50 vjeç fasha e vaksinimit. Të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe duhet t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania për të kryer sa më parë vaksinën anticovid,” u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ishte për të parë nga afër procesin në qendrën e vaksinimit të vendosur në sheshin “Skënderbej”.