Rreth 8 % e grave shtatzëna preken nga hipertensioni.
Nëse nuk trajtohet si duhet ai mund të kthehet në rrezik për jetën e nënës dhe bebes.
Në spitalin Hygeia në Tiranë, pacientet mund të marrin shërbim mjekësor për probleme nga më të lehtat deri tek më të ndërlikuarat.
“Komplikacionet madhore që rrezikojnë jetën e nënë në rastin e shtatzënisë janë tensioni i lartë që shoqërohet me dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje, lodhje e përgjithshme mund të jetë rritja e e nivelit të transaminazave ose e enzimave empatike që e komplikon shumë situatën”, shpjegon mjekja.
Ndër komplikacionet që mund të shfaqen si pasojë e hipertensionit janë lindje e parakohshme, bebe nën peshë e të tjerë.
“Komplikacionet që lidhen me jetën e bebit vijnë si pasojë e uljes së ushqyerjes së bebit me gjak pasojë e së cilës shkon me pak oksigjen nga nena tek bebi. Pra ndodh një lloj prapambetje e zhvillimit të bebit që duke u monitoruar ekografikisht kapet nga obsetergjinekologu dhe caktohet dita më optimale për ndërprerjen e shtatzënisë në mënyrë që të mos rrezikohet gjendja e bebit”, sqaron më tej
Në varësi të llojit dhe zanafillës së hipertensionit në shtatzëni kryhet dhe diagnostikimi i tij./abcnews.al/