Gjici kundër projektit të qeverisë: Duhet të kemi një Bypass për të aksesuar Kukësin

schedule17:20 - 21 Qershor, 2021

schedule 17:20 - 21 Qershor, 2021

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici del sërish kundër qeverisë. Ura e vjetër përmes të cilës hyn në Kukës me përfundimin e urës së re pritet të mos jetë më funksionale.

Nëse projekti nuk ndryshon sipas Gjicit, Kukësi nuk do të frekuentohet nga turistët.

“Me të drejtë shoqëria civile biznesi apo dhe të tjerë kanë ngritur shqetësimin që duhet të kemi hyrje dhe dalje në Kukës nga ura e vjetër.

 Sepse po të futen autokolonat e makinave në autostradë dhe nëse nuk do të  ketë një Bypass, për të aksesuar Kukësin për të hyrë në Kukës, do ngelet si xhep dhe nuk do frekuentohet nga turistë të ndryshëm.

I kemi dërguar shkresë kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës, Autoritet Rrugor Shqiptar dhe Koncensionarit.

Koncensionari është në një mendje me ne sepse duhet të kemi një Bypass, ose një mbikalim ose nënkalim për të aksesuar Kukësin”, thotë Gjici.

Për këtë problematikë janë ankuar shoqata e biznesit dhe shoqëria civile.

“Po ta shikosh urën e re nuk ka nyje për të hyrë në Kukës. Kompania ka bërë një nyje hyrje-dalje që nuk i shërben qytetit. Ajo mund të ishte fare mirë tek ura e vjetër e Kukësit. Është skandal i madh nëse nuk bëhet dalja nga autostrada për në qytetin e Kukësit, tek ura e vjetër e Drinit të Zi për shkak se trafiku do bllokohet aty ku planifikohet hyrja ne Gostil”, tha përfaqësuesi i shoqërisë civile, Rifat Demalia.

Ndërsa Sokol Kolgjeni po ashtu theksoi se çdo lloj investimi i ri duhet të jetë lehtësues, por në këtë rast thotë ai ka ndodhur e kundërta sepse ky investim sipas Kolgjenit vështirëson komunikimin.

“Çdo lloj investimi i ri duhet të lehtësojë komunikimin ky investim siç paraqitet e vështirëson komunikimin”, thekson Sokol Kolgjini nga shoqata “Biznesi për biznesin”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!