Kim për Kanye West: Do të jem përgjithmonë adhuruesja më e madhe e tij

schedule17:10 - 21 Qershor, 2021

schedule 17:10 - 21 Qershor, 2021

Kim Kardashian ka deklaruar se do të jenë miq gjithmonë me Kanye West pas divorcit.

Sipas yllit të “Keeping Up With the Kardashians”, martesa e tyre mund të ketë mbaruar, por ata do të jenë gjithmonë familjarë.

“Ishte bashkëshorti im për shumë kohë, kështu që unë nuk mund ta shoh atë duke u zhdukur. Unë do të jem përgjithmonë adhuruesja më e madhe e Kanye. Ai është babai i fëmijëve të mi. Kanye do të jetë gjithmonë familja ime”, i tha ajo Andy Cohen.

Kardashian shtoi se ajo dhe West tani kanë një marrëdhënie të mrekullueshme bashkë-prindërore dhe se ajo e respekton atë shumë.

Kujtojmë që Kaney është në qendër të mediave rozë, pasi u zbulua lidhja e tij e dashurisë me modelen Irina Shayk./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!