Tragjedia ajrore në Greqi, avioni u rrëzua 100 metra larg shtëpisë së pilotit që ndërroi jetë

schedule16:56 - 21 Qershor, 2021

schedule 16:56 - 21 Qershor, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga tragjedia e ndodhur mesditën e sotme në Ilia të Greqisë ku pas rrëzimit të një avioni humbën jetën dy pilotë.

Aeroplani privat kishte filluar fluturimin nga aeroporti i Messolonghi, dhe për arsye të panjohura, u rrëzua në një zonë rezidenciale .

Mediat greke shkruajnë se ai u rrëzua vetëm 100 metra pranë shtëpisë së pilotit 58-vjeçar, ku ndodheshin vëllezërit e tij të cilët ishin të parët që vrapuan në vendin e ngjarjes duke gjetur të vdekur vëllanë e tyre.

Dëshmitarët thanë se e kishin parë avionin në ajër të bënte disa manovra të çuditshme.

Piloti kryesor, 58-vjeçar kishte qenë pilot për 10 vite dhe kishte shumë përvoja në këtë fushë. Avioni ishte ngritur Messolonghi në digën Pinios. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!