Arrestohet hakeri nga Peqini, i cili shantazhonte vajzat e reja nëpërmjet Facebook. 20 vjeçari kishte mundur të vidhte 3000 adresa të rrjeteve sociale dhe për kthimin e tyre kërkonte para.
Ky është Arben Bozhiqi nga Pajova e Peqinit, banues në Tiranë, i cili u vu në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale të shqiptarëve apo dhe të huajve.
20-vjeçar u arrestsua pas 6 muajsh hetime nga sektori i krimeve kibernetike në drejtorinë e policisë së kryeqytetit.
Një ndër akuzat që rëndojnë ndaj të riut janë shantazhet nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi Bozhiqi kishte 11 profile në “Facebook” me të dhena të rreme të marra nga adresa të hakeruara.
Në këto profile policia gjeti foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar.
Sipas uniformave blu, 20-vjeçari kishte arritur të vidhte mbi 1200 adresa e-mail, mbi 400 password për adresa të ndryshme të rrjeteve sociale, dhe mbi 100 adresa të faqeve të ndryshme të “Facebook”.
Një nga mënyrat që përdorete i Arben Bozhiqi për të thyer kodin e sigurisë së rrjeteve sociale dhe e-mail-et, ishte klonimi i passëordeve nëpërmjet klikimeve, ndërsa programet e blinte online, kryesisht në nga hakerat rus.
Mësohet se i riu e ushtronte aktivitetin e tij kriminal edhe për përfitime monetare prej më shumë se 6 vitesh. Gjatë seancës së marrjes në pyetje, hakeri ka pohuar se, vjedhjen e parë të një adrese “facebooku” e kishte arritur kur ishte në moshën 12-vjeçare./abcnews.al