Nis vaksinimi për mbi 50 vjeç, Manastirliu: Drejtohuni mjekut të familjes ose aplikoni në e-Albania

schedule13:51 - 21 Qershor, 2021

schedule 13:51 - 21 Qershor, 2021

Ka nisur sot në vend vaksinimi për qytetarët 50-59 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte për të parë nga afër procesin në qendrën e vaksinimit të vendosur në sheshin “Skënderbej”.

Ndër të tjera, ministrja tha se organizimi bëhet nga mjeku i familjes, ose qytetarët e kësaj grupmoshe mund të aplikojnë në portalin e qeverisë, e-Albania.

“Ulet në +50 vjeç fasha e vaksinimit. Të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe duhet t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania për të kryer sa më parë vaksinën anticovid,” u shpreh ministrja. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!