Belgjika është një ndër pesë vendet europiane me normën më të lartë të vaksinimit kundër Covid-19. Sipas të dhënave nga Instituti Shkencor i Shëndetit Publik (Sciensano), 67.9% e të rriturve kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 38% kanë marrë dozën e dytë.
Gjithashtu sipas të dhënave epidemiologjike, numri i rasteve është në rënie. Rreth 542 raste janë regjistruar mesatarisht, çdo ditë, javën e kaluar ndërsa numri i të shtruarve në spital është mesatarisht 33.
Shkalla mesatare e vdekshmërisë nga Covid-19 javën e kaluar ishte 6.1. Mesatarisht janë kryer 38,792 teste në ditë dhe indeksi i pozitivitetit është 1.9%. Belgjika ka regjistruar 25,132 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al