Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk po rinovon me Napolin, Barcelona kontakton agjentët e yllit të Italisë

schedule08:58 - 21 Qershor, 2021

schedule 08:58 - 21 Qershor, 2021

Lorenzo Insigne duket se nuk dëshiron të rinovojë me Napolin. Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe deri më tani nuk ka zhvillime në lidhje me zgjatjen e marrëveshjes. Në këto kushte ai mund të presë edhe oferta të tjera dhe tundimi vjen nga Spanja.

Barcelona ka shfaqur interes për të dhe ka pyetur agjentët e lojtarit në lidhje me situatën e tij me Napolin. Insigne shënoi 19 gola dhe ofroi 11 asistime në 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, ndërsa profili i tij është rritur edhe në Euro 2020, ku ka shkëlqyer për Italinë.

Në moshën 30 vjeç, Insigne mund të mendojë se është koha e duhur për të provuar një kampionat të ri. Dështimi për t’u kualifikuar në Champions League dhe largimi i trajnerit Gennaro Gattuso, i zëvendësuar nga Luciano Spalletti e rrisin mundëisne largimit të yllit napolitan. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!