Një automjet ka përplasur qllimisht disa kalimtarë në një zonë të qytetit të Tuluzës në Francë. Sipas policisë, nga kjo ngjarje 3 studentë janë plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Incidenti ka ndodhur në afërsi të një shkolle të mesme pasditën e së premtes. Mediat franceze shkruajnë se drejtuesi i mjetit është arrestuar menjëherë nga policia. Mësohet se 28-vjeçari ka pranuar krimin. “Le Figaro”, shkruan se autori ishte i njohur për autoritetet. Kjo media bënë me dije se 28-vjeçari është me origjinë aziatike. Dyshohet se ai mund të vuajë nga çrregullime psikologjike. Policia e Tuluzës ka hapur një hetim për incidentin./abcnews.al
Francë, makina përplas kalimtarë në Tuluzë, 3 studentë të plagosur
schedule18:06 - 10 Nëntor, 2017
schedule 18:06 - 10 Nëntor, 2017