Italia arriti një fitore mjaft të rëndësishme sot ndaj Uellsit me shifrat 1-0, që e mbajti në krye të renditjes së grupit A. Sot Mancini vendosi të mbajë në stol 8 titullarë dhe të aktivizojë lojtarët e pa aktivizuar në dy ndeshjet e shkuara.
Ishte si një miqësore sot sepse kualifikimi ishte siguruar ndaj Zvicrës dhe te Italia kishte kohë edhe për tu argëtuar. Barella e Locatelli kanë dhuruar “show” ndërkohë që shokët e tyre sfidonin Uellsin në fushën e stadiumit “Olimpico”.
Mesfushori i Interit e godet shokun e tij me një send të bardhë dhe i riu i Sassuolos acarohet dhe i kthehet shokut të tij. Barella e mbyll shpejt këtë “sherr”dhe nuk iu kthye me shokut të tij, por reagimin e shoqëroi me një të qeshur të lehtë. /abcnews.al
Barella: join Inter
Locatelli: how many times do I have to tell you that I'm going to Juve??!! ? pic.twitter.com/uEC1DNYRbQ
— Lefteris Loukas fan (@aziz_zgh) June 20, 2021