Prej ditës së djeshme është lehtësuar lëvizja drejt Greqisë. Ministria e Jashtme ka njoftuar se tashmë mund të lëvizin drejt vendit fqinj mund të lëvizë kushdo edhe për turizëm.
Gazetari Elidon Berberi raporton për Abc se vetëm në 24 orët e fundit kanë kaluar në pikën kufitare të Kakavijës 1800 shqiptarë.
Ai bën me dije se pjesa më e madhe e lëvizjeve ka qenë nga Greqia në drejtim të vendi tonë.
Sipas të dhënave vetëm gjatë orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë 1000 shqiptarë që jetojnë në Greqi, ndërsa kanë kaluar për në shtetin fqinj 800 qytetarë.e.su./abcnews.al