Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare/ Vjen një tulipan në sulm, Barcelona prezanton afrimin e radhës

schedule18:52 - 19 Qershor, 2021

schedule 18:52 - 19 Qershor, 2021

Tani është zyrtare, Memphis Depay është lojtari më i ri i Barcelonës. Sulmuesi holandez ishte një kërkesë e trajnerit Roland Koeman, i cili e donte me çdo kusht në skuadër bashkatdhetarin e tij.

27-vjeçari vjen me parametra zero nga Lyon, klub në të cilin u aktivizua në 4 vitet e fundit. Depay ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me katalanasit.

Lojtari ofensiv ka kryer vizitat mjekësore te kombëtarja e Holandës, që po garon në Euro 2020. Të pranishëm kanë qenë pjesëtarë të stafit mjekësorë të Barcelonës.

Një përforcim me vlera për klubin e njohur iberik, që pas Sergio Agueros siguron një tjetër lojtar sulmues plot cilësi, aq më tepër pa shpenzuar asnjë cent. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!