Presioni për tifozët VIP, futbollisti i Premier League injoron keq UEFA-n në Twitter

schedule13:55 - 19 Qershor, 2021

schedule 13:55 - 19 Qershor, 2021

Andros Townsend, futbollisti i Crystal Palace, tallet me UEFA-n pas lajmit të dalë një ditë më parë për finalen e EURO 2020.

Në media u raportua se qeveria europiane e futbollit po mendon të ndryshojë stadiumin ku do të zhvillohet finalja, nëse autoritetet britanike nuk do të lirojnë masat për 2500 tifozët VIP.

Në Britaninë e Madhe është e detyrueshme karantina për 10 ditë, kurse UEFA kërkon që të lejohen tifozët me kushtin që për 24 orë të lënë Anglinë.

Ky lajm ka frymëzuar Townsend, i cili shkruan: “‘Futbolli është për tifozët’, mos e harroni këtë linjë të UEFA disa muaj më parë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!