Skoci-Angli nuk prodhoi gola, por të arrestuar nga Policia e Londrës. Pas ndeshjes së djeshme në “Wembley”, raportohet se janë arrestuar 30 persona.
Pjesa më e madhe e tyre janë ndaluar nga forcat e rendit në Londrën qendrore, kurse pesë të tjerët në afërsi të stadiumit.
Arrestimet janë bërë për akuza të ndryshme, duke nisur nga thyerja e rendit publik, dehja, sulmet ndaj policisë dhe zotërimi i lëndëve narkotike. /abcnews.al