Esat Mala do të jetë largimi i radhës nga Partizani, pasi ka marrë një ofertë nga Turqia. Giresunspor i ka bërë një ofertë lojtarit të “Demave” dhe ka mbetur vetëm firma.
Mala u ka thënë “po” turqve, që sezonin e ardhshëm do të garojnë në Superligë. Mesfushori kishte edhe një ofertë nga Samsunspor më parë.
Akordi ishte pranë, por problemi ishte numri i të huajve që kishte skuadra ku më parë kishte firmosur Erald Çinari.
Momentalisht ka paqartësi nëse Mala do të kalojë te Giresunpor para ndeshjeve të kupave të Europës me Partizanin, apo pas. /abcnews.al