Autoritetet në Podgoricë: Ende nuk e dimë si u vra shefi i anti-drogës Rudolf Elezovic

schedule11:36 - 19 Qershor, 2021

schedule 11:36 - 19 Qershor, 2021

Autoritetet në Podgoricë nuk kanë ende një raport zyrtar të autopsisë që të tregojë shkakun e vdekjes së oficerit të policisë Rudolf Elezovic. Trupi i pajetë i këtij të fundit u gjet në orët e vona të mbrëmjes së 8 qershorit, në lumin Bojana në Sveti Djordje afër Ulqinit.

Familja e raportoi zhdukjen e Elezoviç më 27 maj, dhe pas disa ditësh kërkimi, oficerët nga sektori i policisë kufitare gjetën trupin e tij në Bojana, pranë Kanalit Shaski.

Lexo edhe: Gjendet trupi i shefit të anti-drogës për Ulqinin e Tivarin, burime për “ABC”: Elezoviç është vrarë

Zëdhënësja e Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, Lepa Medenica, i tha “Vijesti” se çështja është në fazën e zbulimit dhe se një numër “masash dhe veprimesh të nevojshme për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes” janë marrë.

“Është lëshuar një urdhër për autopsinë e trupit, dhe raporti i autopsisë nuk është dorëzuar në këtë prokurori. Në rrjedhën e mëtejshme të procedurës, do të merren masa dhe veprime të tjera për të cilat ka nevojë, të gjitha me qëllim të sqarimit të rrethanave nën të cilat ka ndodhur vdekja e Elezovic,” thuhet në përgjigjen e Medenica-s.

Si dhe në çfarë rrethanash ndodhi vdekja e Elezoviç do të jetë më e qartë kur raporti i autopsisë dorëzohet në prokurori, dhe të kuptohet në cilin kënd u mor plaga me armë në kohë si dhe koha e përafërt kur ndodhi vdekja. s.b/abcnews.al/