17 vjeçari portugez gjen mesazhin në shishe, dyshohet se erdhi përtej Oqeanit Atlantik

schedule22:18 - 18 Qershor, 2021

schedule 22:18 - 18 Qershor, 2021

Një mesazh brenda një shisheje është gjetur nga një 17 vjeçar portugez, që besohet se ka udhëtuar përtej Oqeanit Atlantik.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zhytësi 17 vjeçar Christian Santos, nga Azores e Portugalisë ka gjetur një shishe në detin Poëerade. Brenda shishes është gjetur një letër që sipas asaj që është konstatuar beshet se është hedhur në Rhode Island në 2018.

Në letër shkruhej: ” Është falënderuese, unë jam 13 vjeç dhe kam ardhur për të vizituar familjen time në Rhode Island. Unë jam nga Vermont ” , gjithashtu shkruhej adresa dhe emaili i dërguesit të ri.

Nëna e Christian, Molly Santos, postoi shënimin në Facebook, duke u kërkuar përdoruesve të tjerë të shpërndanin postimin, me shpresën se dërguesi do të gjendej.

Përshëndetje! Djali im duke u zhytur këtu në Azore gjeti një shishe lundruese me një shënim në të. Ne u përpoqëm të dërgojmë një email në adresën e shënuar për personin që e dërgoi atë, por nuk morëm përgjigje. Pra, nëse njeh dikë që jeton në Vermont, kërkoji të ndajnë në mënyrë që ta gjejmë këtë fëmijë. Është e  mahnitshme që ai erdhi nga kaq larg, ” shkruan nëna e 17 vjeçarit në Facebook./abcnews.al