Eksperti i Ekonomisë, Elton Harxhi këtë të premte ka qenë i ftuar në emisionin Bardh e Zi në Abc ku ka komentuar aplikimin e fiskalizimit.
Harxhi në fjalën e tij është shprehur se mbase është fushatë e nxituar pasi duhet të kishte më shumë informacion në lidhje me këtë , por që sipas tij aplikimi i fiskalizimit do të ndihmojë në luftën ndaj informalitetit.
“Nuk është një fushatë e nxitur fiskale duhej të ishte më aktive në informim, dhe në periudhën e fundit është dëgjuar më shumë. Duhet që të ishte më i informuar tatim paguesi, por unë e prisja që i gjithë presioni të shkonte në javën e fundit.
Angari apo jo duhet të analizohen gjërat dhe të shikohet në detaje. Nëse ti bën një faturë me dorë nuk harxhon më shumë apo më pak kohë për të bërë një faturë.
Shërbimi i fiskalizimit nuk shkon në 2 mijë euro por nëse duan që të modifikojnë sistemin e tyre patjetër që ka dhe kosto të shtuar më shumë. Ky është një ndryshim që sjellë shumë përfitime dhe janë shumë të mëdha.
Nëse duam që të luftojmë informalitietin dhe bizneset që bëjnë punë të sigurtë është shumë e rëndësishme. Ky është një element që e lufton informalitetin dhe mund të ndikojë në ecurinë e biznesit”, ka thënë ai./abcnews.al