“Na ndiq dhe mos bëj skena”, zbulohet biseda e pilotit me policinë përpara varrit të gruas që vrau

schedule12:05 - 18 Qershor, 2021

schedule 12:05 - 18 Qershor, 2021

Babis Anagnostopulos ndodhej në vendin ku prehet 20-vjeçarja Caroline në momentin që oficerët e policisë u paraqitën dhe i thanë që duhej të largohej me ta. Këshilltarja komunale e ishullit ka treguar për “Mirëmëngjes Greqi” fjalët që piloti 32-vjeçar shkëmbeu me oficerët e policisë.

“Oficerët e policisë iu afruan dhe i kërkuan që t’i ndiqte sepse kishte ndodhur një zhvillim i rëndësishëm. Pastaj ai nxori celularin që ata i kërkuan që ta fikte. Atij iu tha që të mos bënte skena për shkak të pranisë së ekipeve televizive dhe se duhej të largoheshin në mënyrë diskrete për të mirën e tij. I thanë atij se një i dyshuar ishte arrestuar në aeroport dhe ai duhej ta identifikonte,” tregoi Hariklia Theodoros.

Sipas dëshmisë së gruas, 32-vjeçari fillimisht nuk pranoi, por policia këmbënguli dhe  u larguan së bashku.

“Kur nëna e Caroline pyeti, ai u përgjigj se duhej të identifikonte të dyshuarin. Pastaj ata u përqafuan dhe ne pritëm pesë minuta, sepse po qanin me dënesë.”

Theodoros foli për një çift të lumtur, por ata nuk ishin të tillë dhe vetëm një mik i mirë i Caroline e dinte për problemet. Imazhi i çiftit të lumtur, natyrisht, ishte imazhi që çifti tregonte së jashtmi pasi, ata prej kohësh kishin probleme.

Sipas informacioneve, raportojnë mediat, 20-vjeçarja po kërkonte për një vend ku mund të shkonte pasi të largohej nga shtëpia ku jetonte me pilotin. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!