E përqafoi dhe iku, çfarë i tha piloti vjehrrës përpara se të pranonte se i vrau të bijën

schedule21:50 - 17 Qershor, 2021

schedule 21:50 - 17 Qershor, 2021

Vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në Gryka Nera të Greqisë është bashkëshorti i saj. Babis Anagnostopulos pranoi para hetuesve pas tetë orësh marrje në pyetje se krimin e kishte kryer ai dhe më pas sajoi grabitjen.

Piloti 32-vjeçar ka rrëfyer se e mbyti me duart e tij gruan pasi kjo e fundit i kishte thënë se do të largohej nga shtëpia bashkë me vajzën dhe do të ndahej prej tij.

Babis u mor me urgjencë me helikopter në Athinë, ndërsa policia e cila kishte siguruar të gjitha provat i tha se do të jepte disa detaje si dëshmitar okular, pasi kishin arrestuar një person dhe se do ta identifikonte.

https://www.youtube.com/watch?v=ISjHxnHsdKE

Për të mos e trembur, policia e lejoi gjithashtu që sot te merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore 40 ditore të organizuar nga familja për Caroline.

Përpara se të largohej sot piloti 32-vjeçar i ka thënë vjehrrës së tij duke e informuar për zhvillimet e fundit se do të identifikojë një të dyshuar.  Në pamjet e publikuara nga mediat greke, Babis shfaqet duke përqafuar nënën e Caroline. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!