Blerim Kotobelli nuk është më pjesë e Kukësit. Lajmin e bën të ditur vetë mbrojtësi i majtë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Faleminderit për këto dy vite të bukura që kalova. Suksese Kukësi!”
Mbrojtësi ishte një nga titullarët e këtij sezoni te Kukësi, por në fund palët nuk gjetën akordin për të vazhduar bashkëpunimin. 28-vjeçari qëndroi dy vite te verilindorët, ku erdhi nga Flamurtari në gusht të 2019-ës.
Në këtë edicion ai u aktivizua në 30 ndeshje nga Gega, Josa e Hallaçi në Kategorinë Superiore, teksa arriti të shënojë 1 gol në 3 ndeshje në Kupën e Shqipërisë. Në të shkuarën Kotobelli ka luajtur me Tiranën, Teutën, Partizanin dhe AEL Larissa në Greqi. /abcnews.al