Dëshira për të braktisur vendin duket se po shtohet gjithnjë e më shumë në radhët e mjekëve shqiptarë. Sipas një anketimi të fundit nga fondacioni Friedrich Ebert, në Tiranë rreth 78% e mjekëve thonë se e mendojnë largimin nga vendi për një vend pune më të mirë në Bashkimin Europian.
Zonat të cilat e ndjejnë më shumë largimin e mjekëve janë kryesisht zonat rurale. Vitet e fundit vihet re një tendencë për largimin e mjekëve me gradë shkencore. 40% e tyre e konsiderojnë të rëndësishëm largimin nga Shqipëria për një pagë më të mirë drejt vendeve të BE-së. Disa nga shkaqet kryesore që i nxisin mjekët për t’u larguar në një vend tjetër janë pagesa financiare si dhe kushtet më të mira të punës./abcnews.al

