Kapen 3.5 kg kokainë në Kakavijë

schedule09:20 - 31 Tetor, 2018

schedule 09:20 - 31 Tetor, 2018

Sot në mëngjes Policia Kufitare e Kakavijës zbuloi një sasi kokaine prej 3.5 kilogramësh.

Pasi kishin marrë informacion në rrugë operative, se në makine tip “Benz” që drejtohej nga një 47-vjeçar nga Fieri kishte drogë Policia Kufitare dhe Antidroga organizuan edhe operacionin.

Kontrolli iu bë në vijën e dytë të kufirit në dalje të territorit tonë. Dy pako me kokainë me peshë 3 kilogramë e 545 gramë u gjetën të fshehura në baterinë e makinës.

Drejtuesi i saj, Selim Lazaj, nga Fieri u arrestua dhe u dërgua në paraburgimin e Policisë së Gjirokastrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!