FSHF distancohet nga parulla raciste në stadium

schedule22:20 - 30 Tetor, 2018

schedule 22:20 - 30 Tetor, 2018

Një ditë pas ndeshjes Partizani-Skënderbeu, Federata Shqiptare e Futbollit distancohet nga parulla raciste e shpalosur në fillim të ndeshjes në seksionin e tifozerisë së kryeqytetasve. Në një deklaratë për shtyp FSHF e konsideron një parullë dukshëm me sfond racist dhe me mesazhe të papranueshme për fushën e blertë dhe lojën e futbollit.
“Duke theksuar se mbetet në përgjegjësinë e klubit parandalimi i këtyre incidenteve, në rastin aktual i klubit Partizani, bëjmë me dije se komisionet juridike pranë FSHF-së do të mblidhen në mënyrë urgjente dhe do të shqyrtojnë të gjithë incidentin për të vijuar me masat përkatëse.”, përfundon deklarata e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në shkallët e tifozerisë së Partizanit të hënën në mbrëmje u shpalos një banderolë me mbishkrimin “Një grek më pak, një bastard më pak”, e cila u hoq pak minuta më vonë nga delegati i ndeshjes, e u bë objekt komenti i mediave greke./abcnews.al