Dj Sardi tregon si u njoh me partneren: Kemi 12-13 vite, atëherë ngacmoheshim

schedule12:54 - 17 Qershor, 2021

schedule 12:54 - 17 Qershor, 2021

Dj Sardi ka treguar si rrallëherë si është njohur me partneren e tij, Jonisën. I ftuar në emisionin radiofonik, “Pardon my french”, ai zbuloi se njiheshin që nga koha e gjimnazit dhe pasi u takuan vite më vonë me njëri-tjetrin vendosën që të lidheshin.

“Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish.”, u shpreh Dj Sardi.

Sa i përket planeve për të zgjeruar familjen, ai tha se nuk dëshiron të nxitohet.

“Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë. Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu.”, tha Sardi./abcnews.al