Pas 12 orësh, Gjykata Kushtetuese përfundon shqyrtimin gjyqësor çështjen e Teatrit Kombëtar. Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC se gjykata do të shpallë vendimin në një ditë tjetër të papërcaktuar ende.
Jashtë dyerve të gjykatës dhjetëra aktivistë pritën për daljen e vendimit. Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se është besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të vendosë pro Teatrit Kombëtar. “Ajo që konstatova unë gjatë këtij gjykimi dhe nga mënyra si u ngritën pyetjet për subjektet e interesuara ishte se trupi gjykues kishte një informacion të saktë në lidhje me atë që përmbante dosja.
Si janë të renditura provat dhe kërkesat tona në lidhje me shpalljen e këtyre akteve të papajtueshme me kushtetutën. Ajo që ne paraqitëm sot e ka bindur gjykatën për të dhënë një vendim të drejtë. Realisht jam besimplotë që gjykata Kushtetutese do japë vendimin pro Teatrit Kombëtar”, deklaroi ajo.
Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.
Gjatë seancës së sotme, Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit u shpreh se kreu i shtetit, e ktheu për ligjin për rishqyqrtim, duke i parashtruar në fund të Dekretit që Kuvendi të marrë kohën e nevojshme derisa Kushtetuesja të bëhej funksionale. m.v/abcnews.al

