Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur për herë të parë pas takimit me homologun rus Vladimir Putin në Gjenevë.
“Në përgjithësi takimi ishte i mirë dhe pozitiv, nuk kishte asnjë reagim të tepruar” tha Joe Biden.
Lexo edhe: Putin pas takimit me Biden: Do të rikthejmë diplomatët e dëbuar
“Axhenda ime nuk është kundër Rusisë ose dikujt tjetër, por është në favor të amerikanëve” vijoi Biden, i cili theksoi se “asnjë president amerikan nuk mund të jetë indiferent ndaj të drejtave themelore të njeriut“.
Lexo edhe: Putin komplimente për Biden: Burrë shteti me përvojë, shumë ndryshe nga Trump
Ai theksoi se “Mbrojtja e të drejtave të njeriut është pjesë e ADN-së së SHBA-së” duke evidentuar se kjo është arsyeja pse ai ngriti çështjen e ndalimit të Alexei Navalny.
“Nëse Alexei Navalny vdes pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese. Duhet të ketë rregulla themelore dhe ne duhet t’u bindemi atyre” tha ai.
Gjithashtu Presidenti i SHBA tha se me Putin diskutuan për Afganistanin dhe se i bëri të qartë angazhimin e tij të palëkundur ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe i shprehu shqetësimin e tij për Bjellorusinë.
Lexo edhe: Zbulohen dhuratat, çfarë i dhuruan njëri-tjetrit Biden dhe Putin
Sulmet kibernetike ishin një tjetër temë. Biden theksoi se ia bëri të qartë Putinit se “nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për të shkelur sovranitetin e demokracisë amerikane”.
Ai u shpreh se i kishte thënë Putinit se “do t’u përgjigjej veprimeve që prekin interesat e Shteteve të Bashkuara ose aleatëve të tyre”.
Presidenti amerikan tha se “nuk është koha për t’u përqafuar, ashtu siç nuk është koha për një Luftë të re të Ftohtë“.
d.b/Abcnews.al