Putin komplimente për Biden: Burrë shteti me përvojë, shumë ndryshe nga Trump

schedule18:28 - 16 Qershor, 2021

schedule 18:28 - 16 Qershor, 2021

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me Joe Biden në Gjenevë, presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka kursyer komplimentet për shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti rus e përshkroi Biden si “burrë shteti me përvojë”. Putin tha se folën në detaje për tre orë,  që sipas tij është diçka që nuk mund të bësh me shumicën e politikanëve.

“Ai është shumë ndryshe nga Presidenti Trump,” tha Putin, përcjell abcnews.al.

Lexo edhe: Ç’tensionohen marrëdhëniet, Putin pas takimit me Biden: Do të rikthejmë diplomatët e dëbuar

Përpara gazetarëve, Putin i cilësoi diskutimet mes tij dhe Biden si “shumë konstruktive”. Presidenti rus tha ndër të tjera se ranë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit. Kështu, ambasadorët e SHBA dhe Rusisë do të kthehen në postet e tyre diplomatike.

Megjithatë, pavarësisht këtij takimi me rezultate pozitive, Presidenti Biden nuk e ka ftuar Putin në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi presidenti rus.

Putini tha se gjithashtu edhe ai nuk e kishte ftuar Biden në Moskë. “Unë besoj se që të ndodhin takime dhe vizita të tilla, duhet të ketë kushte të përshtatshme”, tha ai.

Putin tha po ashtu se presidenti amerikan ngriti çështjen e shtetasve amerikanë që janë burgosur në Rusi.

Lideri rus u shpreh se mund të kishte “kompromise” me Uashingtonin në një shkëmbim të burgosurish, por nuk dha detaje. g.v/abcnews.al