Një incident i pabesueshëm ndodhi mbrëmë në Chalandri të Greqisë, ku në fund rezultoi me plagosjen e një gruaje dhe të një oficeri të policisë.
Sipas mediave greke, një boksier i cili dyshohet se në gjendje të rëndë psikologjike rrahu rëndë nënë e tij, sikur te ishte në një ring.
Fqinjët që dëgjuan britmat e gruas thirrën menjëherë policinë. Oficerët e policisë u përpoqën të ndërhyjnë dhe të mobilizojnë boksierin i cili kërcënonte oficerët e policisë se do t’i godasin nëse i afrohen, ashtu siç edhe bëri disa sekonda më pas.
Nga nervozizmi boksieri qëlloi duke i shkaktuar plagë në fytyrë njërin prej oficerëve, ndërsa të tjerët arritën që ta neutralizojnë dhe më pas ta prangosin. e.l/abcnews.al/


