Autoritetet civile greke kanë pikasur sot dhjetëra shkelje të avionëve turq në hapësirën ajrore greke.
Mediat helene shkruajnë se pavarësisht zotimit të presidentit turk Erdogan nga Brukseli se këtë vit do të ketë një verë të qetë mes dy vendeve, shteti turk u kthye sot në praktikën e shkeljeve të hapësirës ajrore greke.
“Turqia u kthye sot në praktikën e shkeljeve të hapësirës ajrore greke, shkeljeve dhe bllokadave me avionë turq. Konkretisht dy aeroplanë luftarakë kryen 6 nga 39 shkeljet e përgjithshme të hapësirës ajrore kombëtare”, thuhet ndër të tjera në artikull. m.v/abcnews.al